Aktualitet

Berisha “shigjeton” partitë e reja: Janë “patericë” e Ramës! Fusin familjarët në listë të mbyllur, imagjinojeni në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Gjatë fjalës së tij, ai “shigjetoi” partitë e reja, të cilat i konsideron “paterica” të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij është i frikshëm fakti që ata kanë futur familjarët në listat e mbyllura.

“Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura. Imagjinoni ju një qeveri të tyre, do ishte një qeveri me familjare. Do bënin atë që bën Eid Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet. Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit”, tha Berisha.

#Berisha #shigjeton #partitë #reja #Janë #patericë #Ramës #Fusin #familjarët #në #listë #të #mbyllur #imagjinojeni #në #qeveri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button