Aktualitet

Sulmoi babain e tij, arrestohet një person në Pejë

Një person në Pejë është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar babain e tij.

Rasti ka ndodhur të premten në Pejë rreth orës 19:15.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”. Njofton PK.



#Sulmoi #babain #tij #arrestohet #një #person #në #Pejë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button