Aktualitet

Haziri për dyshimet për manipulime të votave me postë- Nëse ka ndodh diçka e tillë përgjegjësit duhet të ballafaqohen me ligjin!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, raporton .

Haziri thotë se rikthimet e mëdha të LDK ndodhin përmes pushtetit lokal, i cili shton se zgjedhjet e 9 shkurti janë të kënaqshme por nuk janë të mjaftueshme.

“Rikthimet e mëdha të LDK ndodhin përmes pushtetit lokal, nuk është hera e parë. Zgjedhjet e 9 shkurtit janë të kënaqshme por nuk janë të mjaftueshme, por ndalja dhe trendi pozitiv i rikthimit të LDK është pozitiv dhe tregues i qartë se përgatitjet për zgjedhjet lokale sa më herët që fillojnë LDK-së ia krijonë mundësinë për ruajtjen dhe rritjen e komunave”, tha ai.

Tutje ai shton se dëmka më e madhe e procesit zgjedhor të 9 shkurtit nuk janë problemet teknike në KQZ por vota e mërgimtarit.

“Përkundër vullnetit të mirë që të vlerësohet dhe të krijohet mundësia ligjore që vota nga mërgata të vijë në mënyrën më të mirë më të drejtë, kësaj here dëmka më e madhe e procesit zgjedhor të 9 shkurti, nuk po i del vetëm rënia e soëtverit dhe humbja e besimit në atë që quhet numërim, po del vota e mërgimtarëve fatkeqësisht. Vota përmes ambasadës dhe konsulatave u kompromentu 100%, është e pa besueshme, shërbimi jonë diplomatik dhe konsulor ndërhyri në proces, sepse ata thasë me vota nëpër podrume dhe koridore, nuk japin siguri që vota nuk është prek, dhe vota me postë fatkeqësisht po ndryshon trendin nuk po lexohet drejtë dhe nuk po besohet. Tendenca me ba me gisht drejt LDK-së është me i fsheh bëmat e veta”

Haziri foli edhe në lidhje me ankesat që kanë ardhur nga kandidatë brenda LDK-së.

“Ka ndryshu trendi i votave të mërgatës, nuk është i njejtë”.

I pyetur me dyshimet për manipulime të votave me postë nga LDK-ja, Haziri pati këtë përgjigje.

“Nuk jam prej atyre që mundem me thënë asgjë sepse nuk jam duke e besuar se ka kapacitete të tilla negative dhe të skenareve në atë nivel që me ndryshu vullnetin dhe me ndryshu trendin e votës. Por ajo çfarë lexohet drejtë është se trendi i votave, brenda LDK-së në Kosovë, tek votat qytetare, tek votat e njerëzve me aftësi të kufizuara, atyre që kanë votu në spitale, burgje dhe çdo kategori tjetër është e njëjtë. Vota jashtë kësaj nuk ka trend të njëjtë që i bie duhet të shihet deri në fund të zbardhet deri në fund çfarë ka ndodhë. Nëse ka ndodhë, nuk ka të bëjë me LDK-në, nuk është e LDK-së, është e papranueshme, mund të jenë individë mund të jenë gjithçka tjetër por LDK nuk është dhe ai nuk mundet me bashkëjetu me LDK-në”

“Nëse ka ndodh diçka e tillë përgjegjësit duhet të ballafaqohen me ligjin, pjesmarrësit duhet të ballafaqohen me ligjin, nuk është kjo e pranueshme, nuk duhet me u amnistu askush”tha Haziri në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

 



#Haziri #për #dyshimet #për #manipulime #të #votave #postë #Nëse #ndodh #diçka #tillë #përgjegjësit #duhet #të #ballafaqohen #ligjin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button