Aktualitet

“PD humbet keq në 11 Maj”, Spahiu: Partitë e reja duhet të luftojnë për përmbysje në 2029

Juristi Kreshnik Spahiu në studion e “Frontline’ të Report Tv thotë se PD humbet keq në zgjedhjet e 11 majit.

Me sondazhet e fundit PD nuk fut asnjë deputet në listat e hapura. Pra nëse sot sondazhi del në rezultatin e 11 majit, PD nxjerr zero deputetë nga listat e hapura.
Duke qenë se është frymë e jashtëzakonshme që I ngjan dhjetorit të viteve 1990, dhe duan të kenë demokraci në këtë vend duhet të 11 parti të jenë në parlament.

Nëse parlamenti i 11 majit do të ketë PS dhe koalicioni i Sali Berishës është në pikëpyetje 2029. Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit i di i madh dhe i vogël. Vetëm injorantët të cilët nuk duan ta pranojnë. Zgjedhjet e 11 majit i fiton PS. Çështja është që parlamenti do të ketë konfigurim për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës në të ardhmen apo do të kemi një konfigurim që Rama të garantojë dhe mandatin e pestë.

Me ironi Spahiu tha se “nuk përjashtohet mundësia që Rama ta emërojë zv/ministër Berishën për të mbuluar sektorin e opozitës”

Duke analizuar sondazhet Spahiu thotë se PD nuk merr më shumë se 60 deputetë.

“Unë kam projeksione dhe statistika të sakta për prognozën e zgjedhjeve. Jam nga specialistët më të saktë në gjykimin e rezultatit. PD në rastin më të mirë, edhe sikur tia shkruaj unë rezultatin, nuk I kalon kurrë 60 deputetë. Kjo është maksimalja. Kjo do të thotë se fitorja e maxhorancës për 1 milionë arsye do të jetë shumë e lartë. Për bashkëpunim nuk ka nevojë Albin Kurti që i duhen dhe 15 deputetë të tjerë se nuk e ka kapur 51 % jo më PS e cila sipas statistikave që vjen nga disa zgjedhje që nga 61 bashki ka marrë 55, dhe 6 ka humbur. Në historinë politike nëse do i referohesh statistikave, një parti që ka fituar 90% të bashkive nuk mund të rrezikojë pushtetin apo partia tjetër ta rrëzojë” tha Spahiu.

#humbet #keq #në #Maj #Spahiu #Partitë #reja #duhet #të #luftojnë #për #përmbysje #në
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button