Aktualitet

30-vjeçari në Tiranë i vë zjarrin 2 makinave të xhaxhait të tij, shpallet në kërkim –

Një 30-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi gjatë natës dyshohet se i vuri zjarrin 2 automjeteve.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se automjetet ishin të parkuara në oborrin e banesës së një 66-vjeçari.

Ngjarja sipas Policisë, dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie dhe automjetet e djegura janë të xhaxhait të tij.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-I vuri zjarrin 2 automjeteve, gjatë natës, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#30vjeçari #në #Tiranë #vë #zjarrin #makinave #të #xhaxhait #të #tij #shpallet #në #kërkim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button