Aktualitet

Së shpejti një sistem për kryerje e pagesave të thjeshta nga celulari –

Banka e Shqipërisë pritet të prezantojë së shpejti një mënyrë të re për kryerjen e pagesave të thjeshta nga celulari. Në javën evropiane të parasë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë e bëri të ditur praktikën në pritje duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar pak kohë me parë.

Ka nisur projekti për krijimin e pagesave të shpejta në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor. Ne do prezantojmë një mënyrë të thjeshtë të kryerjes së pagesave nga celulari”, tha Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Praktika vjen në serine e masave të marra në vite nga Banka e Shqipërisë, mes të cilave Guvernatori ka veçuar efektet e lehtësimit të pagesave përmes bankës.

Vetëm nga zerimi i komisioneve për pagesat deri në 20,000 lekë, u janë kursyer konsumatorëve dhe bizneseve përafërsisht 700 milionë lekë, që prej vitit 2020. Nga ana tjetër, operimi i sistemit AIPS Euro ka gjeneruar kursime të konsiderueshme, të cilat përllogariten të jenë rreth 100 milionë euro”, u shpreh Sejko.

Krijimi i Sistemit Shqiptar të Pagesave Ndër bankare (AIPS) mundësoi qarkullimin e shpejtë dhe efikas të parasë të emetuar nga Banka e Shqipërisë në ekonomi dhe krijoi bërthamën për zhvillimin e tregjeve të parasë dhe atyre të kapitalit, si dhe implementimin efikas të politikës monetare. Me shifrat e Guvernatorit, sot, ai proceson një total pagesash rreth 5 herë më të lartë se Prodhimi i Brendshëm Bruto, dëshmi e qartë e rëndësisë së tij për tregjet financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

#Së #shpejti #një #sistem #për #kryerje #pagesave #të #thjeshta #nga #celulari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button