Aktualitet

Taravari: Gjendja e pacientëve të hospitalizuar është relativisht stabile

Gjendja e pacientëve të hospitalizuar në Klinikat e vendit është relativisht stabile, kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke nënvizuar se në Klinikat e vendit janë hospitalizuar 84 pacientë derisa 51 të tjerë janë dërguar jashtë vendit.

“Gjendja e Pacientëve që dje ishin te hospitalizuar është relativisht stabile, fatmirësisht asnjë prej pacientëve nuk ka pas ndonjëfarr komplikimi. Deri tani në klinikat e Shkupit ka 84 pacientë, 51 pacientë janë jashtë vendit. Në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14, në Greqi 5, në Serbi 17, në Hungari 2 dhe në Romani 4. Sot besoj se do të shkojnë edhe një fluks i pacientëve në Slloveni 4, në Kroaci 4, në Austri 6 dhe në Beograd edhe 12 pacientë të tjerë”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Taravari përmendi edhe dy raste të reja, sipas tij bëhet fjalë për pacientë që dje nuk janë paraqitur fare te mjeku, por pas disa simptomave sot kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Shtipit.

“Kemi edhe disa raste të reja, kemi pacientë që dje nuk janë paraqit aspak te mjeku por sot kanë paraqitur simptome të caktuara dhe janë paraqitur dy pacientë në Shtip”, deklaroi Taravari i cili gjithashtu njoftoi edhe për mjekët që kanë ardhur në ndihmë nga vendet tjera.

“Sot mendoj se situata është nën kontroll, kanë arritur mjek nga disa shtete tjera. Do ti shpërndajmë nëpër Klinikat ku ka nevojë që të punojnë bashke me mjekët tanë dhe ti shpërndajnë përvojat e tyre”, tha Taravari. /Alsat.mk



#Taravari #Gjendja #pacientëve #të #hospitalizuar #është #relativisht #stabile
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button