Aktualitet

Berisha paraqitet në SPAK, zbulon çfarë shkroi në letrën për Altin Dumanin –

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur pak momente më parë në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës ‘detyrim paraqitje’.

Berisha u prit nga një grup mbështetësish para SPAK, teksa kujtojmë se kjo është hera e disajtë që ai paraqitet në SPAK, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Pasi doli nga SPAK, Berisha lexoi mesazhin që i la kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.

“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira”, pretendon Berisha se shkroi në letrën për Dumanin, të cilën e la atje.

#Berisha #paraqitet #në #SPAK #zbulon #çfarë #shkroi #në #letrën #për #Altin #Dumanin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button