Si ftohet Armando Broja që luan 10 minuta te Evertoni?

Armando Broja është një imazh i Shqipërisë dhe idhull për shumë tifozë shqiptarë, që edhe ftesa e tij në Kombëtare po i lumturon, veçanërisht në kohë të tilla kur për shkak dëmtimesh, edhe kjo ka qenë në dyshim. Shqipëria provoi me të gjitha mënyrat për të bindur Evertonin që të merrte Brojën për ndeshjet e marsit dhe në fund ia doli. Megjithatë për menaxherin Mario Cenolli, kjo zgjedhje ishte tërësisht e pashpjegueshme për të. I ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “EuroNews”, Cenolli u shpreh se nuk e kupton sesi Broja që luan 10 minuta te Evertoni është pjesë e Kombëtares.
“Armando Broja? Është një gjë që nuk e kuptova. Broja luan 10 minuta me Evertonin dhe ftohet në Kombëtare, përse? Nuk arrij ta shpjegoj, edhe vetë Evertoni nuk donte ta lëshonte që lojtari të sforcohet për dy ndeshje ku sipas logjikës, nuk duhet të marrë minuta pasi nuk është në gjendjen e tij më të mirë”, tha Cenolli. /Sport Ekspres/
#ftohet #Armando #Broja #që #luan #minuta #Evertoni
SportExpress