Aktualitet

Foda e fton edhe Qëndrim Zybën për grumbullimin e marsit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ftuar për dy ndeshjet e ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve kundër 🇮🇸 Islandës edhe Qëndrim Zybën. 

Mesfushori qendror i skuadrës çeke Slovan Liberec, paraprakisht ishte pjesë e listës së zgjeruar. Në këtë edicion, Zyba është paraqitur në 14 ndeshje në kampionatin çek, ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 1 herë.

Të shtunën, ai hyri si zëvendësues në minutën e 64-të në fitoren kundër Slavia Pragës 1-0.

Detajet lidhur me këtë ftesë, por edhe për listën e futbollistëve dhe pritjet e tij nga ky grumbullim, Foda do t’i japë nesër në konferencën për media, e cila mbahet në orën 12:00, në hotel ‘Emerald’, njofton FFK, përcjell Sport.

Ndërkohë, Dardanët do ta zhvillojnë stërvitjen e parë, të hënën, në orën 17:30 në Kampin Nacional në Hajvali.



#Foda #fton #edhe #Qëndrim #Zybën #për #grumbullimin #marsit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button