Aktualitet

Aliu: Baca Haxhi mbylli sytë përgjithmonë, me mallin për të birin

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka reaguar pasi ka pranuar lajmin për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Aliu u shpreh se këtë lajm e mori me pikëllim.

“Baca Haxhi mbylli sytë përgjithmonë, me mallin për të birin, që padrejtësisht i është privuar liria, për të cilin luftoi e sakrifikoi vet ai dhe familja e tij”, u shpreh ai.

“Pusho në paqen e parajsës së paskaj, baca Haxhi, atdhetar e prind shembullor, ti që nuk të lëkundën sakrifica të panumërta për Kosovën, ti që i dhe Kosovës themeltarin e lirisë, pavarësisë e shtetësisë sonë, Presidentin Hashim Thaçi”, theksoi ai.

Ai i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Thaçi, bashkëveprimtarëve në Partinë Demokratike të Kosovës, miqve e të njohurve të të ndjerit.

“Dritë pastë shpirti i tij fisnik!”, shtoi ai.



#Aliu #Baca #Haxhi #mbylli #sytë #përgjithmonë #mallin #për #të #birin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button