Aktualitet

Do të kujtohet për urtësinë dhe dashurinë për vendin –

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçit.

Kurti tha se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të dërguar familjes Thaçi transmeton Klankosova.tv

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vdiq të dielën pas një sëmundje.

#të #kujtohet #për #urtësinë #dhe #dashurinë #për #vendin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button