Aktualitet

Diskoteka, me licencë të falsifikuar! Rreth 50 të plagosur po kurohen në Turqi dhe… –

Një ngjarje e rëndë tronditi Maqedoninë e Veriut, ku 59 të rinj humbën jetën pasi një klub nate në Koçan u përfshi nga flakët. Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në një intervistë ekskluzive për Report Tv jep detaje nga ngjarja, duke thënë se 50 të rinj aktualisht po marrin trajtim në vende fqinje si Turqia, Bullgaraia, Greqia, apo Kroaci.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Mexhiti thotë se janë marrë masa dhe do ketë kontrolle të rrepta për të gjitha klubet e natës dhe në asnjë rast nuk do ketë tolerime për ata që kapen në shkelje.

“Është dorëhequr kryetari i komunës së kocanit në shenjë të solidarizimit, pranimit të fajit moral, ndërsa qeveria në mbledhjet me urgjencë ka punuar për të skanuar situatën sidomos në aspektin shëndetësor. Në numër i madh të të rinjve po kurohen në Turqi. Janë marrë masa të rrepta. Prej sot në mëngjes klubet e natës në mënyrë strikte do kontrollohen dhe s’do këtë lëshime as një milimetër ku do ketë shkelje. Në polici dhe organet janë 20 persona janë mbajt me përgjegjësi”, tha Mexhiti për Report Tv.

Ndalur tek lokali në fjalë “Pulse”, zv.kryeministri thekson se kishte licencë të falsifikuar dhe se këto sipas tij janë pasojat e korrupsionit të qeverisë së kaluar.

“Licenca ishte e falsifikuar dhe është dhënë nga Ministria e Ekonomisë pa i përmbushur kushtet. Janë lëshime nga sistemi i kalbur dhe i korruptuar që ka qenë në të kaluarën. Fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë, por licencat janë dhënë në të kaluarën”, tha Mexhiti.

Ai thekson se fjalën e fundit për këtë rast e ka drejtësia.

“Për momentin po merreni me situatën, kurimin e të rinjve. Ministria e Brendshme ka marrë masat, është sekretarja shtetërorë nga LSDM që është arrestuar. Fjalën e fundit do e thotë drejtësia. 50 të rinj po kurohen në shtete në Bullgari, Greqi, Turqi, Kroaci.

Ndryshimi nuk mund të ndodhë brenda natës, duhet të punohet edhe tek drejtësia, besueshmëria e qytetarëve është më e ulëta. Ka luftë të ashpër ndaj korrupsionit në nivele të larta, por në këto 9 muaj po hapen raste për ministra e figura që lidhen me korrupsion të lartë”, theksoi Mexhiti.

Një tragjedi e përmasave të rënda tronditi në orët e para të mëngjesit të së dielës, 16 mars, Maqedoninë e Veriut, ku të paktën 59 persona humbën jetën, pasi zjarri përfshiu një klub nate në Koçan. Flakët shpërthyen gjatë një koncerti të një grupi të njohur DNK, 6 anëtarët e të cilit humbën jetën po ashtu.

#Diskoteka #licencë #të #falsifikuar #Rreth #të #plagosur #kurohen #në #Turqi #dhe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button