Aktualitet

Në kërkim nga SPAK prej tre vitesh, ekstradohet nga Holanda ushtari i bandës së Laert Haxhiut –

Ushtari i bandës së Laert Haxhiut është ekstraduar nga Holanda drejt vendit tonë.

Kristi Bixheku, vuri tritol në banesën e Bujar Turkut në Lushnje në 2022.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ky person thekson policia në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka siguruar lëndën shpërthyese që është vendosur në shtëpinë e një shtetasi, më  31 dhjetor 2022, në qytetin e Lushnjës.

#Në #kërkim #nga #SPAK #prej #tre #vitesh #ekstradohet #nga #Holanda #ushtari #bandës #së #Laert #Haxhiut
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button