Magazina u kthye në klub nate/ Godina ku humbën jetën 60 të rinj funksiononte në kushte të papërshtatshme, mes viktimave edhe një polic

Godina në të cilën funksiononte diskoteka “Pulse” ishte një ndërtesë e vjetër dhe padyshim krejtësisht e papërshtatshme për një qëllim të tillë.
Ky objekt, që gjendet afër një banese në Koçan, më parë ka qenë depo qilimash. Përkundër kësaj, objekti ka marrë leje nga komuna për të qenë diskotekë.
Disko private funksionon prej disa vitesh në këtë objekt dhe ka ndërruar disa herë pronar. Pronari aktual, tashmë i arrestuar, ka qenë gjithmonë pjesë e strukturës pronësore të diskotekës, sipas medias vendase.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski bëri të ditur se në mesin e viktimave nga tragjedia në klubin e natës në Koca ka mbetur edhe një polic. Sipas tij polici ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.
Ai deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, ndërsa numri i të lënduarve është rritur në 155. Por në një deklaratë për A2 CNN zv, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Arben Fetai deklaroi se numri i viktimave është rritur në 60.
Toshkovski ishte shumë i përmbajtur në deklaratën e tij nën arsyetimin se po vijojnë hetimet dhe se nuk dëshiron të dëmtojë procesin.
#Magazina #kthye #në #klub #nate #Godina #humbën #jetën #të #rinj #funksiononte #në #kushte #të #papërshtatshme #mes #viktimave #edhe #një #polic
Java News