Sport

Alban Bushi publikon listën kundër Greqisë, Kevin Zefi vishet zyrtarisht kuqezi

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë ndaj Greqisë dhe Luksemburgut. Kuqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto sfida, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar.

Tetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Më 21 mars, Shqipëria U-21 do të përballet me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.

Dy miqësore të rëndësishme për skuadrën e 21-vjeçarëve dhe stafin teknik, të cilat do të shërbejnë për konsolidimin e grupit dhe evidentimin e elementeve të reja.

#Alban #Bushi #publikon #listën #kundër #Greqisë #Kevin #Zefi #vishet #zyrtarisht #kuqezi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button