Sport
Nuk do të paraqitemi për të luajtur nëse ndodh sërish

Reali i Madridit ka marrë fitoren e radhës në La Liga. “Los blancos” kanë mposhtur Vijarealin në transfertë e shifrat 1-2. Por Karlo Ançeloti ka shprehur ankesat e tij në deklaratën për mediat pas përfundimit të ndeshjes. Arsyeja ka qenë kalendari tejet i ngjeshur. Ai e ka bërë të qartë se në rast kjo situatë përsëritet, atëherë skuadra e tij nuk do të paraqitet në fushë.
“Kjo është hera e fundit që ne luajmë një lojë pa pushuar 72 orë. Nuk do të shfaqemi dhe nuk do të luajmë nëse kjo ndodh përsëri. I kemi kërkuar La Ligës ta ndryshonte orarin e ndeshjes dy herë. Por asgjë nuk ndodhi”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/
#Nuk #të #paraqitemi #për #të #luajtur #nëse #ndodh #sërish
SportExpress