Aktualitet

Protesta e Berishës për TikTok, qindra policë në gatishmëri, por në bulevard nuk ka këmbë njeriu… –

Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, për protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social “TikTok”.

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës. Dhjetëra efektivë ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku është ndaluar edhe qarkullimi i automjeteve.

Berisha ka ftuar të rinjtë të marrin pjesë në tubim, për të kërkuar heqjen e vendimit për mbylljen e “TikTok”. Të protestojmë kundër censurës, u shpreh ai një ditë më parë.

“Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohet rëndë për me ngarkim të masave gjigante për këtë akt. Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre”, tha Berisha.

Mirëpo edhe pse ora ka kaluar 19:00, sot ne bulevard nuk ka asnje protestues.

Vetem Klevis Balliu eshte pare ne dyert e PD me rreth 100 te rinj qe pritet te nisen drejt vendit te protestes.

#Protesta #Berishës #për #TikTok #qindra #policë #në #gatishmëri #por #në #bulevard #nuk #këmbë #njeriu
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button