Sport

Do ta çlirojmë potencialin tonë të premten

Tomas Tuheli ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë në dispozicion për përballjet kundër Shqipërisë dhe Letonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri i “tre luanëve” ka dhënë konferenën e tij për shtyp, ku ka sqaruar zgjedhjet e tij, si dhe ka zbuluar se si do të luajë ekipi i tij në fushë.

Tuheli ka thënë se Anglia do të luajë një lojë fizike dhe të drejtpërdrejtë, njësoj si stili i lojës së Premier Ligës, ndërsa shton gjithashtu se do ta rrisin intensitetin dhe ritmin. Ai ka deklaruar se të premten, kundër Shqipërisë, do të përpiqen ta çlirojnë potencialin e tyre të plotë.

“Duhet të reflektojë Premier Ligën. Premier Liga është një ligë shumë fizike dhe kërkuese, shumë e drejtpërdrejtë. Mendoj se duhet të jemi të zotë që të luajmë stilin tonë dhe jo të përpiqemi të kopjojmë stilin e lojës së Kombëtareve të tjera. Të reflektojmë vlerat e vendit dhe të ligës më të fortë në botë, Premier Ligës.

Kështu që do të zbatojmë një stil të drejtpërdrejtë, një stil sulmues. Do të përpiqemi ta rrisim ritmin dhe intensitetin në lojën tonë. Do ta nisim nga e hëna dhe do ta çlirojmë potencialin tonë të premten”, ka deklaruar Tomas Tuheli./Sport Ekspres/

#çlirojmë #potencialin #tonë #të #premten
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button