Berisha ka shkelur çdo ligj, të ishte në burg! Ols Dado dyshime se ka lidhje me Greqinë –

‘Drejtësia po vepron me standarde të dyfishta’, kështu është shprehur analisti Ilir Demalia. I ftuar mbrëmjen e sotme në emision ‘Sot live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se Berisha ka shkelur çdo ligj dhe është i lirë, ndërsa Veliaj në burg.
Teksa u ndal tek çështja Veliaj, Demalia tha për prokurorin e kryebashkiakut të Tiranës duhet që të verifikohen lidhjet që ai mund të ketë me Greqinë dhe karriera e tij.
‘Ai që ka bërë korrupsion dhe krim të dal para drejtësisë, por jo në këtë mënyrë që kanë futur në paranoja shqiptarët. Për Ols Dadon shoh që ka diçka që e mundon qoftë me lidhje që ka me Greqinë dhe me afera të tjera, por shoh që ka një shqetësim, ka një lloj mllefi. Duhet verifikuar jeta e Dados që nga shkolla, si ka shkuar në Greqi. Kemi edhe Dumanin që do të godas majtas dhe djathtas, por nuk është kjo drejtësia. Përse këto nuk veprojnë me Berishën, pse se arrestojnë Berishën sepse ai ka thyer rregullat e arrestit të shtëpisë kur këtë tjetrin e mbajnë në burg. Ka një standard të dyfishtë. A ka një segment që ka hyrë që të kontrollojë SPAK?’, tha ai.
Teksa u ndal tek primaret e Partisë Demokratike, ai i cilësoi ato si një farsë. Demalia theksoi se edhe me koalicion që Berisha ka bërë me partitë e tjera nuk do të marr vota.
‘Nëse të kujtohet kemi qenë dy muaj më parë dhe kemi folur në lidhje me primaret që do të jenë një farsë sepse Berisha nuk ka bërë kurrë në atë parti një proces demokratik. Berisha është pronari i asaj partie, por kjo farsë doli hapur dhe tregoi kush është Berisha për ata që besonin akoma tek ai. E kam thënë që do të ndodh shkërmoqja në PD dhe këtë Berisha e ka të qartë. Bëri koalicion, me këtë koalicion Berisha ka humbur dhe më shumë vota’, tha ai.
Një koment e pati edhe për listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socialistë për zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se kryeministri kishte futur në lista edhe të rinjtë për të sjell një frymë të re në poltikë.
‘Në listat e mbyllura ka futur ata që punojnë fortë në parti dhe në terren si Balla. Të rinjtë i ka futur në lista për të sjell një frymë të re, jo vetëm në aspektin e moshës por edhe profesionalizmit dhe për të sjell një lloj qytetarie’, tha ai.
#Berisha #shkelur #çdo #ligj #të #ishte #në #burg #Ols #Dado #dyshime #lidhje #Greqinë
Java News