Aktualitet

Tërmeti shkund Kretën, shënohen dy lëkundje për një orë, ja sa ishte magnituda –

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar brenda një ore në ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Sipas mediave greke, një tërmet i parë u regjistrua në Paleochora, Chania, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 25 kilometra në jug-perëndim të Paleochiras, me thellësi prej 13.9 kilometra.

Më pas, një tërmet tjetër ka goditur rajonin e Lasithit, me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter. Sipas informacionit nga Instituti Gjeodinamik, epiqendra e këtij tërmeti ishte 70 kilometra në jug-perëndim të Chrysi, në Lasithi, me thellësi prej 24.7 kilometra.

Fatmirësisht, nuk ka pasur raporte për dëme të mëdha ose viktima nga këto tërmete, por autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

#Tërmeti #shkund #Kretën #shënohen #lëkundje #për #një #orë #ishte #magnituda
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button