Bajerni i tregon Leverkusenit se Champions-i është tjetër nivel, Interi i jep fund surprizës holandeze

Bajerni i Mynihut dhe Interi janë dy nga skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mbrëmjen e sotme. Bavarezët kanë mposhtur sërish Bajer Leverkusenin. Këtë herë Bajerni ka fituar me shifrat 2-0 falë golave të Kejnit në minutën e 52-të dhe Dejvisit në minutën e 71-të. Kështu gjigantët gjermanë kualifikohen me rezultat të përgjithshëm 5-0, duke i treguar Leverkusenit se Liga e Kampionëve është një tjetër nivel i futbollit.
Në krahun tjetër, Interi ka triumfuar në “Xhuzepe Meaxa”. Zikaltrit kanë mposhtur Fejnordin me shifrat 2-1. Turami në minutën e 8 dhe Çalhanogluja në minutën e 51-të kanë shënuar për Interin, ndërsa Moderi në minutën e 42-të shënoi golin e vetëm për Fejnordin./Sport Ekspres/
#Bajerni #tregon #Leverkusenit #Championsi #është #tjetër #nivel #Interi #jep #fund #surprizës #holandeze
SportExpress