Aktualitet

Kanë ardhur letër-porositë! –

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka paralajmëruar zhvillime të forta në politikë sa i përket hetimeve nga SPAK.

Karanxha deklaroi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Prokuroria e Posaçme po heton disa dosje të nxehta.

Ai shtoi se kanë ardhur letër-porositë nga organet e drejtësisë nga vendet e huaja, si dhe në ditët në vijim priten edhe ndalime apo arrestime.

Sipas ish-prokurorit nuk ka asnjë kufizim ndaj politikanëve, edhe pse jemi pranë zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë pritet të ndodhë, pritet të ketë arrestime, ndalime?

Karanxha: Ka shumë dosje të nxehta që po hetohen. Jemi në pritje. Nuk ka asnjë kufizim, edhe pse jemi pranë zgjedhjeve. Kanë ardhur letra porosie nga organet e drejtësisë nga vendet e huaja. Hetimet janë të plota, kështu që presim ditët në vijim.

Sa i përket listave, njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin. Për shembull, është një i arrestuar, dhe zgjidhet deputet, ndiqen hapat më pas, sepse ai fiton imunitet.

#Kanë #ardhur #letërporositë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button