Sport

Kam parë shumë pak lojtarë si Kristjan Asllani

Kristjan Asllani ka marrë më shumë kritika sesa vlerësime në këtë sezon te Interi. Megjithatë në kohët e fundit, situata duket se ka ndryshuar disi pas disa performancave shumë pozitive të bëra nga ana e mesfushorit shqiptar.

Në një intervistë të fundit për mediat italiane ishte Marash Kumbulla, mbrojtësi shqiptar i Espanjolit, i cili foli për Asllanin. Por vlerësimi i bëra nga ana e Kumbullës për të Asllanin ishte padyshim një nga më të veçantët që mund t’i ketë ardhur në karrierë lojtarit të Interit.

“Kam parë shumë pak lojtarë si Kristjan Asllani, ai ekzekuton goditjet e këndit me të dyja këmbët dhe nuk e vë re fare ndryshimin, është njësoj. Ai është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme: në pasime të shkurtra, në ato të gjata shkon me të djathtën dhe të majtën në të njëjtën mënyrë. Vetëm duhet të rritet më tej dhe të gjejë besim, të jetë i qëndrueshëm. Është e qartë se në Inter, mes kaq shumë kampionëve, është e vështirë”, tha Kumbulla. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Kam #parë #shumë #pak #lojtarë #Kristjan #Asllani
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button