VIDEO/ Tirana e pafat! 2 gola të anuluar me Vllazninë dhe 1 pikë e vyer, Teuta dhe Elbasani ndahen në paqe

Tirana-Vllaznia ishte kryendeshja e sotme në Superiore, e cila përfundoi në barazim 0-0. Bardheblutë ishin të pafat pasi realizuan dy gola në pjesën e parë, por u anuluan për pozicion jashtë loje. Në minutën e 12 ishte Jarmouni që gjeti rrjetën për herë të parë, por goli do të anulohej pasi futbollisti i Tiranës ishte përpara lojtarëve shkodranë. E njëjta situatë u paraq edhe me Ernest në minutat shtesë të pjesës së parë, që për cështje milimetrash, sërish do t’i hiqej goli.
Në fund ekipet ndanë pikët dhe Tirana do të kërkonte më shumë nga kjo përballje pasi ndryshe nga Vllaznia, pikët për të ishin jetike për të mbijetuar. Por edhe një pikë nuk janë keq për bardheblutë që tani ndodhen në vendin e 8, duke u larguar të paktën për momentin nga dy vendet e fundit. Nga ana tjetër edhe Teuta nuk ka arritur që të marrë më shumë ndaj Elbasanit. Raste të shumta ishin nga të dy krahët, por në fund vetëm 1 pikë për të dyja ekipet. Në minutat e shtesës Teuta pretendoi për penallti, megjithatë pas një konsulte me VAR, arbitri vazhdoi lojën. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Tirana #pafat #gola #të #anuluar #Vllazninë #dhe #pikë #vyer #Teuta #dhe #Elbasani #ndahen #në #paqe
SportExpress