Aktualitet

Detaje nga seanca në Apelin e GJKKO, të tre biznesmenët Sula, Fusha dhe Palushi kërkojnë shfuqizimin e masës detyrim paraqitjeje –

Po vijon seanca e ankimimit të masës së sigurisë në Apelin e GJKKO-së për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve.

Mësohet se ka përfunduar mbrojtja e avokatëve dhe tani është radha e prokurorëve të SPAK për të dhënë konkluzionet e tyre.

Gjithashtu ka përfunduar edhe mbrojtja e biznesmenëve Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi. Dy të fundit nuk ishin në seancë, por kishin dërguar avokatët. Mbrojtësit kërkuan heqjen e masave ‘detyrim paraqitjeje’ ndaj biznesmenëve në fjalë.

Avokatët u shprehën se:

“Nuk është në nivel të standardit ligjor që provat të jenë të mjaftueshme, që dyshimi të jetë i arsyeshëm”.

Avokatët e kryebashkiakut Veliaj kanë kërkuar një masë të butë sigurie, duke afruar edhe garanci pasurore. Të njëjtën kërkesë bëri edhe biznesmeni Elman Abule, po i arrestuar.

#Detaje #nga #seanca #në #Apelin #GJKKO #të #tre #biznesmenët #Sula #Fusha #dhe #Palushi #kërkojnë #shfuqizimin #masës #detyrim #paraqitjeje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button