Aktualitet

Synojmë më shumë se 74 mandate –

Deputeti socialist Blendi Klosi ka folur në emisionin “Real Story” për listat e PS, për zgjedhjet dhe pritshmëritë në këto zgjedhje, duke thënë se synojnë që të arrijnë më shumë se 74 mandate.

“Parashikojmë të jemi më të fortë se në 2021 për atë çfarë kemi bërë dhe se çfarë premtojmë të bëjmë, për mënyrën se sa shumë kemi punuar, do të thotë të jemi më shumë në mandate, më shumë se 74 mandate. Të jemi më shumë të pëlqyer. Është edhe vota e Diasporës që është një votë e re, e shtuar që sjell me bindje një votë mazhoritare të fortë për PS . Kemi punuar shumë edhe për atë votë që të jetë një raport i ri me shqiptarët në emigracion. Padyshim edhe në Tiranë, ku marrja e Erion Velisë nga detyra… ku vazhdimi i punëve do ndihmonte qytetin të ecë përpara dhe kjo ka ndikimin e tij, por PS është parti e fortë dhe struktura është e qëndrueshme punon dhe besoj edhe në Tiranë do të kemi një fitore të pastër”, tha ai.

Klosi u ndal edhe tek deklaratat e Erion Braçes, ndërsa u shpreh se Braçe gjithmonë ka mbrojtur kauzat e tij, duke nënvizuar se e bën “opozitën” e socialistit të vërtetë dhe i bën nder PS.

“Erion Brace ka pasur gjithmonë stofin e rebelit. Erioni kauzat e tij i mbron me shumë forcë. Nuk është e ka për herë të parë që të bëjë opozitën ashtu siç e mendon, të socialistit të vërtetë që i bëjnë nder Partisë Socialiste. Është një nga punët e fundit që ky parlament realizon, por që nuk kishte lidhje me individin”.

I pyetur nga analisti Skënder Minxhozi për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, “se ndoshta mund edhe të mos kandidojë”, Klosi theksoi se ky fakt kishte të bënte me garën e re.

Skënder Minxhozi: Pse u shpreh Rama që ndoshta edhe mund të mos kandidojë?

Blendi Klosi: Kishte të bënte me garën e re. Kemi pasur ndjesi që të gjithë drejtuesit politikë do ishin në listë të hapur. Në 2021 e gjitha lista ishte në tension, kur thamë në fillim që vetë Edi Rama që do ishte në listë të hapur, ishte me ndjesinë e zgjedhjes së kaluar, por kjo gara e re nuk është si e kaluara, është me një votë. Në qarqe të caktuara, garojnë x deputetë për një votë më shumë se sa kolegët e tyre,. Nuk është në listë të hapur sepse realisht gara do të prishej. Kryeministri është kryeministër është drejtuesi i partisë dhe i ka të gjitha atributet. Ata që janë deputetë me emër, janë edhe më të vlerësuar nga njerëzit… Do të shikoni listat e PD se si do ta ngurtësojnë pjesën e mbyllur”.

#Synojmë #më #shumë #mandate
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button