Aktualitet

Refuzuan kontrollin e mjetit në Portin e Vlorës dhe plagosën policin, dy të ndaluar –

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Vlorës, rreth orës 16:00, ku 2 persona që udhëtonin me një furgon me targa angleze janë konfliktuar me një punonjës të policisë kufitare, i cili po ushtronte kontroll mbi mjetin.

Sipas burimeve, dy personat kanë refuzuar kontrollin e plotë të furgonit, me pretendimin se ishin kontrolluar më parë në doganën italiane.

Si pasojë e konfliktit, një efektiv policie ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa dy shtetasit janë ndaluar nga Policia e Vlorës.

#Refuzuan #kontrollin #mjetit #në #Portin #Vlorës #dhe #plagosën #policin #të #ndaluar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button