Aktualitet

Duhet të ketë një politikë të vërtetë selektive –

Analisti Skënder Minxhozi komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe listat e kandidatëve.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se duhet të ndiqet një politikë më selektive, pra të bëhet një selektim i vërtetë, sa i përket listës së kandidatëve.

“Unë jam i bindur që Rama ndodhet në atë që quhet “tavolina e butonave”. Këtu them që vërtet prezumimi i pafajësisë i kap të gjithë, por jo që të jetë një varg që të gjithë këta i nxjerr në anën tjetër të lumit. Ka të tjerë që vërtet sot të sjellin disa vota, nesër kur të shohësh faqet e para të gazetave, atë mandat që të kanë dhënë, ta nxjerrin nga hundët. Nuk jam dakord që lista e SPAK të jetë “skuadra e pushkatimit me vdekje”, unë do të thoja të jetë një politikë më selektive, por një selektim i vërtetë”, tha më tej Minxhozi.

#Duhet #të #ketë #një #politikë #të #vërtetë #selektive
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button