Ky është titulli më i vështirë që mund të fitojmë këtë sezon

Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Katalanasit kanë eleminuar Benfikën me rezultat të përgjithshëm 4-1. Hansi Fliku është shprehur i lumtur për këtë kualifikim, ndërsa nuk harron të përgëzojë trajnerin kundështar për lojën e zhvilluar nga skuadra portugeze. Në fund trajneri i Barcelonës ka pranuar se Liga e Kampionëve është trofeu më i vështirë që katalanasit mund të fitojnë në këtë sezon.
“Jam shumë i lumtur për kualifikimin, sepse luajtëm kundër Benfikës, e cila është një skuadër shumë e fortë. Mendoj se trajneri i tyre bëri një punë të shkëlqyer dhe kam shumë respekt për këtë lojë sot, sepse e dija që ata ishin të mirë në tranzicionet sulmuese. Mendoj që tani është e rëndësishme që të përqendrohemi te çerekfinalet. Por sigurisht, është një turne shumë i vështirë. Ndoshta titulli më i vështirë që mund të fitojmë. Por shpresojmë se mund ta arrijmë”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/
#është #titulli #më #vështirë #që #mund #të #fitojmë #këtë #sezon
SportExpress