Sport
Do ta bëjmë të pamundurën të mundur

Interi do të përballet sot, duke nisur nga ora 21:00, me Fejnordin, në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve. Zikaltrit fituan 0-2 në Roterdam, pork jo nuk i ka shuar shpresat në kampin hollandez. Trajneri i Fejnordit ka deklaruar në konferencë për shtyp se ekipi i tij dëshiron të befasojë në “San Siro”. Van Persi ka theksuar se do të përpiqen të bëjnë të pamundurën të mundur përballë Interit.
“Njerëzit besojnë se kemi pak shpresa. Por në futboll gjithçka mund të ndodhë. Duam të befasojmë. Luajmë për të bërë të mundur të pamundurën. Rastet do të ndodhin”, është shprehur ndër të tjera Robin van Persi./Sport Ekspres/
#bëjmë #të #pamundurën #të #mundur
SportExpress