Aktualitet

Sa më pak mbretërorë bëheni, aq më human dukeni –

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në aktivitetin e javës Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, Green AI.

Rama u shpreh se Shqipëria është duke bërë një punë shumë mirë dhe në kohë rekord përmes inteligjencës artificiale. Po ashtu kreu i qeverisë tha se tashmë kthimi në digjitale i shërbimeve, ka bërë një ndryshim mjaft pozitiv dhe u ka dhënë qytetarëve mundësi në kohë reale të marrjes së dokumenteve

“Rrugëtimi jonë nisi nga zero, dhe sot kemi krijuar një platformë që në fakt ka hequr të gjitha zyrtar e pritjes, qytetarët shqiptarë nuk kanë pse të rrinë më radhëve dhe të humbasin kohë dhe energji, por edhe bakshish, që është termi turk, për këtë frazë për të marrë një lejë, apo dokumente që vërtetojnë që janë gjallë, ndërkohë që çdo gjë është në internet.

Nga ana tjetër kemi ecur shumë përpara në procesin e integrimit dhe kërkojmë të bëhemi anëtarë brenda kësaj dekade. Duhet të bëjmë gjithçka mundem i për të mos e humbur.

Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale po e bëjmë këtë punë në një mënyrë të ndryshëm dhe me shpejtësi krejt tjetër.

Po punojmë po ashtu më microsoft për të përgatitur prokurimet publike me inteligjencë artificiale 360 gradë që do të jetë modeli i parë në Europë i prokurimeve pa kontakte njerëzore në 95% të procesit, shpresojmë deri në fund të vitit tjetër ajo të jetë gati. Pra çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur, por ajo që po vjen nga dora atipike ngrohtë franceze është e mirëpritur sepse hapja e këtyre tri drejtimeve të mëparshme, nga fabrika e AI, është e mrekullueshme deri te qendra e të dhënave të turizmit e deri te të dhënat tregtare.

Deri sot s’kemi bërë plan për ndonjë objekt bërthamor, kështu që besojmë te objektet e Francës të na ndihmojnë kur të kemi nevojë, ju besojmë. Sa më pak mbretërorë bëheni, aq më shumë njerëzorë dukeni, kështu që jemi shumë të lumtur ta shohim Francën të behët pak me humane”, tha Rama me humor.

#më #pak #mbretërorë #bëheni #më #human #dukeni
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button