Sport

Euro U-17 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e tretë ndaj Bjellorusisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 luajti sot ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të dytë të Kampionatit Europian ndaj Bjellorusisë.

Takimi që u zhvillua në Andorra, në “Centre d’Entrenament”, u fitua nga Bjellorusia me rezultatin 0-8.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Kristel Tuku, Marina Rushaj, Sara Mustafa (C), Erina Bajramaj, Albana Malaj, Heidi Bekteshi, Imelda Ara, Refjona Luari, Andrea Klleci, Isabella Kuci.

Skuadra e Bjellorusisë dominoi ndeshjen dhe në pjesën e parë shënoi katër gola me Yurchuk, Butovich (x2) dhe Katsynel.
Në fraksionin e dytë, Bjellorusia shënoi edhe katër gola të tjerë me Karsynel, Kupriyanchik, Marchuk dhe Guzovskaya.

Në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Bjellorusisë 0-8.

#Euro #U17 #për #vajza #Shqipëria #luan #ndeshjen #tretë #ndaj #Bjellorusisë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button