U tha se gruaja e tradhtoi me trajnerin e ti personal dhe prandaj u ndanë, reagon për herë të parë Ter Stegen

Ter Stegen njoftoi pak ditë më parë se po ndahej nga gruaja e tij pas tetë vitesh martesë dhe mediat katalanase kanë transmetuar menjëherë një lajm se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia. Dyshohet se Daniele e tradhtoi burrin e saj me një trajner personal të Ter Stegen. Ky lajm u përhap me shpejtësi në mbarë botën dhe Marc-Andre vendosi të reagojë.
Portieri i Barcelonës deklaroi se të folurit për tradhti është një gënjeshtër e madhe. Ai tregoi gazetarët që publikuan lajmin dhe tha se nuk kishte asnjë palë të tretë në marrëdhënien e tyre. “Jam i tronditur dhe i zhgënjyer nga menaxhimi dhe kontrolli i dobët në Radion Katalanase dhe grupin 3Cat – ata publikojnë lajme të rreme dhe shkelin privatësinë. Gazetarët Juliana Canet, Roger Carandell dhe Marta Montaner janë gënjeshtarë që përhapin lajme të rreme, duke e fyer gruan time në mënyrë të rreme.
Fakti është se nuk ka pasur asnjë pabesi nga ana e Danielit. Nuk kishte asnjë palë të tretë të përfshirë. Siç e kam njoftuar tashmë, Dani dhe unë kemi vendosur të ndahemi, u ndamë në rrethana miqësore dhe ruajmë komunikimin.
Është krejtësisht e papranueshme që një lajm i tillë të përhapet nga mediat kryesore shtetërore, ku Daniela akuzohet për tradhti dhe sulmohet kështu personaliteti i saj”, tha Ter Stegen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#tha #gruaja #tradhtoi #trajnerin #personal #dhe #prandaj #ndanë #reagon #për #herë #të #parë #Ter #Stegen
SportExpress