Rocco Vata “refuzon” Irlandën dhe mban ende Shqipërinë, por nuk do të vijë te U-21 i kuqezinjëve

Rocco Vata është një prej atyre emrave që ka ngjallur më shumë diskutim në kohët e fundit. Djali i Rudi Vatës ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Irlandës dhe ka mundësi për të luajtur me disa Kombëtares, mes të cilave futet edhe Shqipëria. Pak ditë më parë qarkulloi një lajm i rremë se Rocco Vata ishte pjesë e listës së Irlandës për ndeshjet e marsit. Kjo nuk do të thotë se emri i tij nuk do të shfaqet në atë listë, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare.
Mund të quhet një lajm i rremë për shkakun se një fotografi e bërë nga tifozët e Irlandës ku shihej Rocco Vata me fanellën e Irlandës, si një prurje e re e Kombëtares A, ka bërë xhiron e mediave sportive shqiptare duke e raportuar si të ardhur nga Federata Irlandeze e Futbollit. Kjo nuk ishte e vërtetë dhe mbetet ende pezull çështja se kë Kombëtare do të zgjedh lojtari i Ëatford.
Në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës”, moderatori Altin Sulçe ka dhënë një lajm ekskluziv rreth kësaj çështje. Sipas tij, Irlanda A i ka dërguar një ftesë zyrtare Roko Vatës për ndeshjet e marsit, por ky i fundit nuk e ka pranuar ende ftesën. 19-vjeçari e ka lënë ende këtë ftesë pezull, duke mos e pranuar dhe as refuzuar. Gjithashtu Shqipëria i ka dërguar një ftesë Roko Vatës me Shpresat e Alban Bushit, U-21, por Roko e ka refuzuar.
Qartësisht Roko Vata e konsideron U-21 e Shqipërisë si një kostum që nuk i rri përshtat pasi më parë ka luajtur me Irlandën U-21 dhe tani e sheh veten një hap më lartë. Megjithatë nuk garantohet se ftesa e Shqipërisë A do ta sjellë Roko Vatën si kuqezi, pasi vendimi i fundit i takon atij dhe vetë lojtari ka ende dyshime.
Por për sa kohë është në këtë enigmë, dera mbetet e hapur edhe për Shqipërinë. Një sjellje e tij ka sjellë shumë diskutime teksa disa e përgëzojnë që nuk po e pranon ende Kombëtaren dhe të tjerë nuk e pranojnë sjelljen e tij për të refuzuar Shqipërinë U-21, duke e parë si një “ofendim”. Shqipëria është një krenari për t’u përfaqësuar në të gjitha grupmoshat dhe këtë rrugë e ka ndjekur Armando Broja, Kristjan Asllani, Marash Kumbulla dhe shumë yje të tjerë. Për më tepër te Shqipëria A nuk është ftuar as Anis Mehmeti, që ka bërë 12 gola këtë sezon në Championship, në të njëjtin kampionat ku luan edhe Rocco Vata, i cili ka shënuar 3 gola. Avantazhi i këtij të fundit është padyshim mosha e vogël, vetëm 19 vjeç, por duket qartazi se lojtari i Ëatford e konsideron ftesën e Shpresave tona si një ofendim për të. A ka të drejtë Roko Vata?
#Rocco #Vata #refuzon #Irlandën #dhe #mban #ende #Shqipërinë #por #nuk #të #vijë #U21 #kuqezinjëve
SportExpress