Aktualitet

Po bëni politikë me vdekjen e tij –

Kuvendi nisi seancën parlamentare me 1 minutë heshtje në nder të ish deputetit të PS-së, Andis Harasani i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Deputetët e opozitës dhe kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi PS-në se e përzunë Andis Harasanin, madje e kanë përndjekur dhe në SHBA. Kryetarja e Kuvendit kërkoi që të mos bëhet politikë me vdekjen. Një përgjigje pati dhe ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla.

Sali Berisha: Nuk mund të mohohet që ju e përzutë atë. E duhet të kërkoni ndjesë. E përzuri Rilindja. Nuk pranoi të bënte kompromis me të keqen. Mund ti kërkoni ndjesë.

Elisa Spiropali: Largimi i njeriut nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinik diskutimesh elektorale”

Balla: Po bëni politikë me vdekjen. Bufi e korbi janë një. Ju lutem lini familjen të kalojë këtë moment të vështirë.

Dash Sula: E përzutë nga Shqipëria dhe e keni përndjekur dhe atje.

Andis Harasani, u largua nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet dhe jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij ku dhe ndërroi jetë.

Sot është seanca e parafundit, dhe pas seancës së të enjtes, 20 mars, parlamenti nuk do të mblidhet duke i lënë partitë të vijojnë përgatitjet dhe më pas fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.Seanca shënon rifillimin e punimeve parlamentare, pas “javës së Gjelbër” Ky parlament do të jetë i vlefshëm deri më 9 shtator.

#bëni #politikë #vdekjen #tij
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button