Dimri po del, gripi mbetet/ Vazhdojnë virozat, në pranverë shtohen edhe alergjitë –

Në qendrat shëndetësore, numri i pacientëve nuk është si në muajt janar-shkurt, kur u shënua piku i epidemisë së gripit. Por gjithsesi, mjekët thonë se vizitat mbeten të larta, pasi sezoni i gripit nuk është mbyllur.
Krahas gripit, që këtë vit ishte më agresiv, në qarkullim ishin edhe infeksione të tjera, madje edhe viroza që shpesh i takojmë në stinën e verës. Mjekët pranë qendrave shëndetësore thonë se nuk munguan as rastet me meningjit te fëmijët, të cilat sipas tyre u kaluan pa probleme serioze.
Sezoni i gripit zgjat deri në fund të marsit. Ndërsa me fillimin e pranverës dhe çeljen e luleve, mjekët presin shtimin e rasteve nga alergjitë e stinës, të cilat në Tiranë janë mjaft të shtuara në të gjitha grupmoshat
#Dimri #del #gripi #mbetet #Vazhdojnë #virozat #në #pranverë #shtohen #edhe #alergjitë
Java News