Shkëlqeu në transfertë kundër Feynord, trajneri i Interit kthen Kristjan Asllanin si titullar në Champions League

Në kohët e fundit, Kristjan Asllani po bind gjithmonë e më shumë trajnerin e Interit. Inzaghi po i beson më tepër mesfushorit shqiptar që provën më të madhe e kaloi në javën e shkuar ndaj Feynord në transfertë. Për herë të parë Inzaghi i besoi Asllanit në një takim shumë të rëndësishëm ku luhej fati i sezonit dhe Asllani nuk e zhgënjeu.
Këtë herë Interi do të përballet me Feynordin dhe në fundjavë do të luajë një finale në Serinë A me Atalantën, kundërshtar direkt për titull kampion. Për më tepër që kjo ndeshje do të luhet në fushën e Atalantës dhe për më tepër, Atalanta fitoi 0-4 në transfertë kundër Juventusit, atje ku Interi humbi.
Kështu pas fitores 0-2 në transfertë, Inzaghi ka menduar aktivizimin e Asllanit në ndeshjen me Feynord në Champions League, atje ku kualifikimi i Interit më tej duket formal. Ndërsa Calhanoglu do të pushojë për të qenë gati me Atalantën duke ditur se turku ka humbur pak nga shkëlqimi i dikurshëm dhe tani i duhet të pushojë herë pas here për të dhënë më të mirën e tij. /Sport Ekspres/
#Shkëlqeu #në #transfertë #kundër #Feynord #trajneri #Interit #kthen #Kristjan #Asllanin #titullar #në #Champions #League
SportExpress