Aktualitet

Zhduket në mënyrë misterioze 49-vjeçari në Ksamil, ja çfarë i gjetën në breg të detit –

Burime bëjnë me dije se Likometi, i humbi kontaktet me familjarët në Tiranë, teksa kishte shkuar në fundjavë në banesën e pushimeve që kishin në Ksamil.

49-vjeçari doli nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të datës 8 mars dhe që prej asaj kohe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.

Sipas informacioneve nga familja, Naim Likometi ishte veshur me një xhup të zi, atlete Adidas dhe një kostum sportiv me ngjyrë blu të errët, kur ka dalë nga banesa.

Pas humbjes së tij, autoritetet e policisë së Sarandës kanë nisur kërkimet, por dyshimet për fatin e tij janë shtuar në momentin kur, sot në mesditë, janë gjetur rrobat dhe telefoni i tij në bregun e detit në Ksamil.

Burimet nga familja konfirmojnë se telefoni celular i Likometit ka qenë i aktivizuar deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka mbetur i fikur. Ky detaj ka shtuar më shumë misterin rreth zhdukjes së tij dhe ka ngritur dyshime se mund të ketë ndodhur një incident tragjik.

Aktualisht, autoritetet policore dhe ato kufitare të Sarandës po zhvillojnë kërkime intensive në tokë dhe në det, për të zbuluar më shumë rreth fatit të 49-vjeçarit.

#Zhduket #në #mënyrë #misterioze #49vjeçari #në #Ksamil #çfarë #gjetën #në #breg #të #detit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button