Aktualitet

Ndalimi para gjyqit bëhet vetëm nëse ka rrezik arratisje –

Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli që nga 10 shkurti, është përforcuar me një avokat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Avokati i quajtur Joshua Roberts u takua me Veliajn në ambientet e paraburgimit në Durrës, ku kryebashkiaku ndodhet prej 12 shkurtit.

“Mirëmbrëma! Emri im është Joshua Roberts! Jam një partner i ….. studio ligjore amerikane që këshillon kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe ne jemi në dijeni që ai është nën arrest që prej datës 10 shkurt. Unë jam këtu në Shqipëri vetëm në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat penale ngrihen në bazë vetëm të një shkaku të arsyeshëm, kur të jetë kryer një krim dhe qytetarët që ndalohen për akuzat penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë. Ndikimet e pacaktuara në afat, dhe pa akuza penale, kriteret për rreziqe veçanërisht të politikanëve, janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA. Nesër do të vëzhdoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj. Unë nuk do t’iu përgjigjem për asnjë pyetje apo të bëj një vërejtje të mëtejshme sot. Faleminderit”,- tha avokati amerikan pas takimit me Veliajn.

#Ndalimi #para #gjyqit #bëhet #vetëm #nëse #rrezik #arratisje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button