Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Patos, “Benz-i” dhe “Volkswagen” përplasen “kokë më kokë” –

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos , pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Dy automjete tip “Benz” dhe “Volkswagen” janë përplasur me njëra- tjetrën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve veçanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale.

#Aksident #në #aksin #FierPatos #Benzi #dhe #Volkswagen #përplasen #kokë #më #kokë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button