Aktualitet

Grupi BALFIN është aksionar me 40% në Hyper Active – JavaNews.al

Biznesmeni i njohur shqiptar, Samir Mane ka njoftuar se nga sot, kompania e tij BALFIN Group është aksionare me 40 për qind në biznesin Kosovar Hyper Active.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram, Mane ka njoftuar se ka plane për këtë biznes edhe në Tiranë, Shkup, Vjenë e Berlin.

“Nga sot, Grupi BALFIN është aksionar me 40% në Hyper Active. Me plane ambicioze dhe të mirëpërcaktuara për Tiranën, Shkupin, Vjenën dhe Berlinin dhe së shpejti, në kryeqytetet e tjera të mëdha evropiane, ne sapo kemi filluar!

Ne po prezantojmë vazhdimisht ide të reja dhe Hyper Active është koncepti më inovativ deri më tani për argëtimin familjar” – ka shkruar ai.

Theksojmë se HyperActive është qendra më e madhe e argëtimit familjar në Kosovë dhe rajon, ku ofrohen lojëra argëtuese për të gjitha grupmoshat.



#Grupi #BALFIN #është #aksionar #në #Hyper #Active #JavaNews.al
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button