Kapiteni i Kosovës U-21 që pritet të vijë te Shqipëria për ndeshjet e marsit, ja përse shërben Etnik Brruti

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë, e para në kualifikueset e Botërorit, zhvillime të fundit po vijnë nga kampi kuqezi. Në fillim u mendua se Shqipëria nuk do të ketë asnjë ndryshim në listë, pra nuk do të kishim risi pasi Silvinjo i ka frikë eksperimentet në këtë fazë të karrierës së tij tek Kombëtarja. Por mesa duket është krejtësisht e kundërta, Silvinjo është i hapur për emrat e rinj te kuqezinjëve.
Në mediat shqiptare ka qarkullua sot lajmi se Shqipëria ka marrë kapitenin e Kosovës U-21, Etnik Brruti. 20 vjeçari është pjesë e Malishevës dhe konsiderohet si një talent i madh i së ardhmes. Te Kosova e kanë mbajtur këtë futbollist te Shpresat dhe nuk e kishin grumbulluar asnjëherë më parë në Përfaqësuesen A. Po sipas këtyre zërave, trajneri i Kombëtares tonë e ka ftuar Bruttin për dy ndeshjet e marsit dhe ky i fundit e ka pranuar ftesën.
Brutti po pret që të pajiset me pasaportën shqiptare për të qenë i gatshëm në dokumentacion, në mënyrë që të luajë që kundër Anglisë. Por e gjitha kjo ngjarje ishte shumë e papritur për Federatën e Futbollit të Kosovës. Duke e parë si një yll të madh lojtarin e Malishevës, gazetari Arlind Sadiku ka raportuar se te Federata e Futbollit të Kosovës po bëjnë gjithçka për të bindur lojtarin që të ndryshojë mendje.
Megjithatë ky mision është shumë i vështirë dhe me gjasë 21-vjeçari do t’i bashkohet Shqipërisë në të ardhmen, nëse te Kosova nuk i gjejnë pikën e dobët mesfushorit që të lërë ngjyrat kuqezi. Ndërkohë sa i përket Kombëtares, një lëvizje e tillë e ka një shpjegim. Shqipëria po vuan pikërisht në mesfushë, atje nuk kemi shumë alternativa me Ramadanin që ka rënie të madhe të nivelit, me Keidi Baren që ka kaluar shumë dëmtime, me Medon Berishën që është ende i ri dhe kërkon kohë, ndërsa të vetmit të paprekshëm janë Qazim Laci dhe Kristjan Asllani, por edhe ky i fundit me minuta të reduktuara.
Duke parë se Brruti luan pikërisht në qendër të mesufshës, do të ishte një zgjidhje ideale për hallet tona nëse rezulton një goditje e madhe për ne. 21-vjeçari ka shumë pika të forta në stilin e lojës së tij sa i përket elegancës, pasimit të fundit, krijimit të rasteve të pastra dhe topave të futura pas shpinës së mbrojtsave kundërshtarë. Gjithashtu është jo pak efektiv në tempin e madh që i jep ndeshjes. Në fund mund të thuhet se me një lëvizje të tillë do të fitojmë akoma edhe më shumë kreativitet në mesfushën e Kombëtares. /Sport Ekspres/
#Kapiteni #Kosovës #U21 #që #pritet #të #vijë #Shqipëria #për #ndeshjet #marsit #përse #shërben #Etnik #Brruti
SportExpress