28 të dyshuar për lidhje me ISIS, policia turke arreston shtetasit e huaj

Policia turke arrestoi 28 shtetas të huaj të dyshuar si të lidhur me organizatën terroriste ISIS gjatë një operacioni të madh antiterrorist të kryer në Stamboll, raporton sot Anadolia.
Anëtarët e Departamentit të Antiterrorizmit të Policisë së Stambollit punuan për deshifrimin e aktiviteteve të organizatës terroriste ISIS.
Në kuadër të aksionit u kryen bastisje në 15 adresa në qarqet Basaksehir, Eşinirt dhe Beylikduz të Stambollit. Të dyshuarit akuzohen për lidhje me terroristët e Shtetit Islamik dhe që veprojnë në zona konflikti.
Gjatë kontrollit u sekuestruan disa armë, municione dhe para në lira, dollarë dhe euro. Të dyshuarit janë dërguar në Komisariatin e Policisë për procedim të mëtejshëm.
#të #dyshuar #për #lidhje #ISIS #policia #turke #arreston #shtetasit #huaj