Sport

“I hidhëruar e i trishtë, por ishte një krenari”: përshëndetja thumbuese e Handanovic pas 11 vjet te Inter

Ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, ose të paktën mirëupafshim. Inter dhe Handanovic kanë mbërritur te përshëndetjet, tashmë edhe zyrtarisht. Pas mesazhit falënderues të klubit për këto 11 vite të kaluara së bashku, ka qenë radha e ish-kapitenit të përshëndesë gjithë botën zikaltër me një letër të publikuar në profilin e tij në Instagram. Por a janë vetëm fjalë të ëmbla, apo ka vend edhe për të hequr disa guralecë nga këpuca?

“Pas 11 vitesh nuk e di nëse mund të përshkruaj gjithçka… Do të përpiqem, sepse jam i hidhëruar dhe i trishtuar. Por në të njëjtën kohë i lumtur që kam bërë realitet një ëndërr kaq të gjatë. Do të më mungojë Inter, stadiumi San Siro, tifozët dhe ato drithërima kur stadiumi të nxiste. Ato të mësojnë dhe lënë gjurmë, të shpjegojnë se çfarë është pasioni dhe guximi dhe pse çdo ditë duhet të sakrifikosh veten për të ndjerë të tilla emocione. Kaq shumë beteja, sfida të fituara dhe sfida të humbura, zhgënjime dhe gëzime. Të jesh vetvetja ka më shumë rëndësi për mua se çdo gjë në botën tonë (futbollistikisht e kam fjalën) sesa hipokritët, jam përpjekur të jem burrë para një futbollisti”.

“JA CILIN FALENDEROJ. DO TË LUAJ ENDE NDONJË VIT”

“Ju falënderoj të gjithëve. Shokët e shumë viteve te zikaltrit, trajnerët, stafi, mjekët, fizioterapistët, punonjësit e magazinës, të gjithë bashkëpunëtorët, presidentët dhe drejtuesit e këtyre viteve që kanë qenë kaq të ndryshëm. Raporte të cilat i kam jetuar në një mënyrë kaq të thellë dhe kaq të fortë e me ndjenjën e përkatësisë që nuk mund ta imagjinoja më parë. Falenderoj këndin tonë të magazinës ku fitoheshin ndeshjet e humbura dhe festoheshin ato të fituara, edhe pse shumë nuk do ta kuptojnë kurrë…


Dua t’i kushtoj një falënderim të veçantë Curva Nord – vijoi Handanovic -. Krahas dashurisë për këto ngjyra, ne kemi të përbashkët mënyrën e drejtpërdrejtë, praktike, të sinqertë dhe koherente të të parit të futbollit. E nuk është ajo e fjalëve dhe muhabetit. Qëndrimi. Sepse unë kam pasur gjithmonë një vetëdije të qartë për ndryshimin dhe respektin e ndryshëm që meritojnë ata që paguajnë për të gjykuar dhe komentuar, edhe duke gabuar. E kush, për ta bërë këtë, në mënyra të ndryshme të mundshme, paguhet. Sa krenar që kam veshur këtë fanellë dhe këtë fashë. E kam jetuar këtë privilegj duke dhënë gjithmonë më të mirën time. Do të përpiqem të luaj edhe disa vite të tjera. Kjo është lamtumirë, por unë do të jem gjithmonë njëri prej jush” e mbylli Handanovic.



#hidhëruar #trishtë #por #ishte #një #krenari #përshëndetja #thumbuese #Handanovic #pas #vjet #Inter

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button