“Ju falënderoj sinqerisht”, Papa me audiomesazh për besimtarët pas shtrimit në spital

Në meshën e radhës që u mbajt në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan u publikua dhe një mesazh nga Papa Francesku i cili prej 14 shkurtit vijon të qëndrojë në spital, për shkak të një infenksioni në mushkëri.
“Ju falënderoj sinqerisht për lutjet tuaja për shëndetin tim nga sheshi, do t’ju shoqëroj nga këtu. Zoti ju bekoftë dhe ju ruajtë Virgjëresha. Faleminderit”, u tha Papa Françeskut besimtarëve.
Aktualisht gjendja shëndetësore e Papa Françeskut mbetet e qëndrueshme në krahasim me ditët e mëparshme.
“Edhe sot nuk ka pasur episode të insuficiencës respiratore. Ati i Shenjtë vazhdoi me përfitime fizioterapinë respiratore dhe motorike. Parametrat hemodinamikë dhe analizat e gjakut mbetën të qëndrueshme. Mjekët ende e mbajnë prognozën konfidenciale. Duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e pasqyrës klinike, buletini i radhës mjekësor do të dalë të shtunën. Sot Ati i Shenjtë iu përkushtua disa aktiviteteve të punës në mëngjes dhe pasdite, duke alternuar pushimin dhe lutjen. Para drekës mori Eukaristinë”, shkruhet në buletinin e Vatikanit.
#falënderoj #sinqerisht #Papa #audiomesazh #për #besimtarët #pas #shtrimit #në #spital
gazetablic.com