Aktualitet

Nagavci uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit: Jeni drita që ndriçon rrugën e së ardhmes

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar mësimdhënësit me rastin e shënimit të 7 Marsit.

Nagavci ka thënë se mësimdhënësit janë drita që ndriçon rrugën e së ardhmes, duke formuar mendje të zgjuara dhe plot ëndrra.

Tutje, ajo tha se si ministre e Arsimit që nga fillimi i mandatit është angazhuar për të ngritur standardet e edukimit në vend, duke modernizuar infrastrukturën dhe duke siguruar kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore

“Të dashur mësimdhënës, urime 7 Marsi-Dita e Mësuesit! Në këtë ditë të veçantë, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Ju jeni drita që ndriçon rrugën e së ardhmes, duke formuar mendje të zgjuara dhe plot ëndrra. Si Ministri e Arsimit që nga fillimi i mandatit jemi angazhuar për të ngritur standardet e edukimit në vend, duke modernizuar infrastrukturën dhe duke siguruar kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore. Sikurse kemi vepruar deri tash, synimi ynë është të forcojmë pozitën tuaj dhe të krijojmë një ambient arsimor që frymëzon dhe motivon. Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit që gjeneratë pas gjenerate kaluan çdo sfidë të kohës për ta zhvilluar gjuhën, kulturën, arsimin dhe shoqërinë”, ka shkruar ajo në Facebook.



#Nagavci #uron #mësimdhënësit #rastin #Marsit #Jeni #drita #që #ndriçon #rrugën #së #ardhmes
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button