Aktualitet

U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për… –

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X pas vendimit të qeverisë për mbylljen e përkohshme të aplikacionit TikTok.

Rama: Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve.

#konsultuam #mijë #prindër #dhe #mësues #Jemi #në #dialog #kompaninë #për
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button