Aktualitet

Më në fund ia dolëm, siguri dhe perspektivë e re për 500 mijë shqiptarë –

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte për miratimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë, në Senatin Italian, një ditë më parë (5 mars 2025).

Përmes rrjeteve sociale, Rama thekson se kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

MË NË FUND…

Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë

Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri

Asnjë vit pune nuk humbet

Siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysëm milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë

Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë..

IA DOLËM

Grazie Italia, grazie sorella d’Italia

Senati italian miratoi në seancën plenare të 5 marsit, me 129 vota pro, marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Në punimet e seancës plenare të Senatit italian, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Shqipëria dhe Italia arritën më 6 shkurt të vitit 2024 marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen, ndërsa palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë, që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.

#Më #në #fund #dolëm #siguri #dhe #perspektivë #për #mijë #shqiptarë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button