Aktualitet
“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”/ Rama ironizon koalicionin e Berishës me videon e bufave të kënetës –

Jo vetëm Sali Berisha. Kryeministri Edi Rama i ‘pagëzon’ si bufë të gjithë aleatët e tij të mbledhur në koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Në një video tjetër të ndarë në Facebook, Rama ka publikuar tre bufë, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Berishës teksa flet për aleatët e tij, ku edhe vetë e pranon që janë një sërë partish modeste.
“Mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti, pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të mara së bashku kanë një elektorat qindra mijëra vota. Kjo është një fitore e vërtetë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, dëgjohet në video Berisha.
#Aleanca #për #Shqipërinë #Madhështore #Rama #ironizon #koalicionin #Berishës #videon #bufave #të #kënetës
Java News